Chat albania

Dua të theksoj se nuk do të kthehesha kurrë pas dhe jam e lumtur me si jam sot, por në të njëjtën kohë dua të jem e sinqertë kur them se nëse do të kisha mundësi zgjedhjeje nuk de e bëja kurrë, sepse është e dhimbshme dhe një luftë e vazhdueshme kundër botës dhe njerëzve.

Në fakt ne vajzat trans e kemi bërë një zgjedhje, kemi zgjedhur të vuajmë dhe të humbim dashurinë e pjesës më të madhe të të afërmve tanë për të qenë ato që ndihemi vërtetë.

Kur më në fund kisha paratë për të bërë operacionin në gjoks, Valeria më ndihmoi t’i tregoja mamasë, ajo nuk ishte dakord e kjo bëri që të largoheshim shumë e unë të ndihesha e braktisur nga i vetmi njeri që më kishte mbetur në botë.

U bëra më e fortë për të mposhtur zhgënjimin dhe zemërimin.

Jeta e një transgjinori është një torturë që nga fëmijëria, kur ende nuk e dimë çfarë është seksualiteti, e megjithatë ndjejmë nevojën të luajmë me kukulla apo të vendosim buzëkuqin e mamasë.

Kur isha i vogël unë nuk e dija ç’do të thoshte seks dhe nuk e dija kush ishte ndryshimi i vërtetë mes një burri dhe një gruaje, e megjithatë mendoja për veten si të isha vajzë, shikoja mamanë time dhe përfytyroja veten time si ajo.

Akoma mbaj mend një shprehje të saj “mos e bëj, ne jemi thjesht mish për t’u therur”, isha shumë e vogël dhe e përfshirë nga ëndrrat dhe dëshira për t’u bërë gruaja që gjithmonë kisha dëshiruar e nuk i dhashë peshë fjalëve të saj, edhe pse nuk m’u desh shumë kohë për t’i kuptuar.Jam trans që prej moshës 20 vjeç edhe pse nuk është korrekte të thuash kështu duke qenë se jam ndjerë femër që kur kam lindur.Unë besoj tek nevoja për të treguar historitë e vajzave trans që janë të gatshme të përballojnë betejën kundër paragjykimeve dhe transofobisë.Mua nuk më pëlqente futbolli dhe rrija në kuzhinë me mamanë duke gatuar apo duke larë pjatat e ai më rrihte sepse unë duhet të rrija më të e të shihja futboll me atë që gogësinte e i vinin këmbët erë. Prandaj askush nuk mund të thotë se u bëra kështu nga mungesa e një figure mashkullore, sepse mendoj se nuk mund të gjesh asgjë më mashkullore se im atë.Më pas vjen adoleshenca me hormonet që çmenden, menjëherë kuptoj se isha mashkull e se kishte diçka që nuk shkonte me mua, isha në Shqipëri dhe nuk kisha shumë miq meshkuj sepse nuk më pëlqente të rrija me ta, ndërsa vajzat ishin në atë fazë kur filluan të ndjeheshin femra e të kërkonin djemtë për eksperiencat e tyre të para, ndaj nuk donin të luanin me mua.

Leave a Reply